Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.

Në njoftim thuhet se temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale  -1 deri 1 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 9-12 gradë Celsius. Era, nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.