Moti sot me diell, temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot  me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.