Moti sot me diell, shi dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

 

Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas këtyre të dhënave, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 22 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.