Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 e deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të jenë nga 15 e deri në 19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.









