Moti sot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të kemi mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të jenë 8-12 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale 0 deri 3 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 8-12 gradë Celsius. Era, nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.