Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe mjaft i nxehtë për shkak të zagushisë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale do të sillen nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe disa vranësira, por kryesisht i thatë. Do të jetë mjaft nxehtë.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi përpos diellit, pasdite priten zhvillime të izoluara të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën dhe të mërkurën na pret mot mjaft i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende përsëri priten rrebeshe intensive shiu me mundësi për vërshime të shpejta. Rrebeshe shiu ose stuhi afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë kësaj radhe priten edhe në shumë pjesë të territorit të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin. Vetëm në jug ka gjasa mjaft to pakta për ndonjë zhvillim. Të martën do të jetë nxehtë dhe me zagushi, kurse të mërkurën pritet freskim i motit si pasojë e uljes së temperaturave.

Nga e enjtja stabilizim i motit./Meteoballkan

Related Posts