Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe erëra herë pas here të fuqishme jugore dhe jugperëndimore. Pasdite në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë gjasa për rrebeshe ka në juglindje, verilindje dhe veri të vendit.

Në Shqipëri sonte gjatë natës do të fillojnë reshjet lokale të shiut, kurse nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin edhe reshje shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në qendër dhe veriperëndim të vendit por lokalisht edhe në rajone tjera.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Priten intervale kohore me diell dhe vende-vende edhe rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin edhe riga apo rrebeshe shiu me mundësi për ndonjë bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pasnesër pritet të ketë mot me intervale kohore me diell, erëra dhe vranësira, por kryesisht i thatë.

Të premtën na presin shumë rreze diellore, kurse nga fundjava pritet të kemi rikthim të vranësirave të cilat do të na sjellin reshje ose rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Related Posts