Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.