Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak të Shqipërisë, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.
Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.