Moti për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe me vapë verore.Do të ketë paraqitje të vranësirave të pakta lokale, por pa reshje atmosferike.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 14 minimalja deri në 32 apo edhe 33 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Rrallë në ndonjë zonë malore mund të ketë ndonjë zhvillim të dobët konvektiv.