Moti për sot

 

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve.

Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Reshjet më të intensifikuara priten gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës, raporton Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 10 deri në 35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.