Moti për sot

Sot më Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe stabil.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me acar të lehtë, ndërsa dita e ngrohtë me rritje të mëtutjeshme të temperaturave.

Minimalja pritet të zbresë deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimale mund të arrijë deri në 16 apo 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën prite të mbajë mot me diell dhe stabil.

Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin duke dhuruar momente pranverore.