Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell ku ka mundësi për reshje të dobëta lokale të cilat do të jenë afatshkurtra. Mjegulla ka gjasa që të largohet në mesdite nga gati të gjitha viset, por ajo pritet të kthehet prapë në tonat e ulëta dhe lugina.
Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 minimalja deri në 11 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjellë diell, vranësira dhe reshje të dobëta lokale shiu. Pak më shumë rrebeshe shiu pritet të ketë në jug të Malit të Zi dhe veriperëndim të Shqipërisë. Në jug të Shqipërisë dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore
Nga e enjtja na pret mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Vranësirat do të jenë të shtresave të larta, por pritet edhe rikthimi i mjegullës sidomos netëve dhe mëngjeseve e në disa zona mund të zgjasë edhe gjatë dites. Të dielën ulje e temperaturave./MeteoBallkan











