Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak të ardhjes së një sistemi vranësirash me reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë ndonjë stuhi të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë dhe natyrisht temperaturat do të shënojnë ulje. Nuk do të mungojnë intervalet kohore me diell nganjëherë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale kohore me diell. Vranësira të dendura dhe rrebeshe e stuhi shiu priten në shumë rajone të cilat do të fillojnë në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë dhe pritet të kalojnë drejt jugut dhe lindjes. Vende-vende priten rrebeshe intensive por jo të gjitha viset do të kenë reshje të mëdha.

Rrebeshe intensive priten në Mal të Zi, ndërsa gjatë ditës ose pasdite rrebeshe lokale parashihen edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Vende-vende mund të ketë shtrëngatë të fortë me breshër.

Pas kalimit të sistemit të vranësirave dikur pasdite apo më vonë pritet qetësim dhe stabilizim gradual i motit.

E Premtja parashihet me diell dhe vranësira lokale dhe me ndonjë reshje të izoluar. E Shtuna mjaft e nxehtë dhe kryesisht stabile, ndërsa të dielën pasdite apo vonë në mbrëmje priten stuhi lokale kryesisht në disa zona në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan