Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot pak më stabil, me vranësira e intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 20 apo 21 gradë Celsius. Në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Pasdite në disa vise të Shqipërisë dhe Malit të Zi priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por zhvillimet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal, kryesisht më shumë në viset kodrinore-malore.

Ndikimi i fuiqishëm ciklonik për shumë ditë solli mot mjaft jo-stabil, por jo të gjitha viset patën fatin të kenë rrebeshe shiu, përkundër qëndrimit të ciklonit për shumë ditë me radhë. Ky ciklon përfundon “ciklin e tij” në viset tona gjatë ditës së Hënë.

Nga e marta na pret mot më stabil dhe kryesisht me diell. Erërat e freskëta verilindore do të jenë prezente për disa ditë, por temperaturat do të shënojnë rritje edhe pse jo të theksuara./MeteoBallkan