Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje graduale të temperaturave. Mëngjesi do të jetë me acar të lehtë, ndërsa dita stabile dhe me diell, me erëra të ftohta nga verilindja. Temperaturat nga -4 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi vende-vende me ngrica, ndërsa dita me diell, por me lokalisht me erëra ende paksa të ftohta nga verilindja.

Nga e Mërkura na pret mot me diell dhe gjithnjë e më i ngrohtë. Priten disa ditë të vërteta pranverore./MeteoBallkan