Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura pak më të larta se sot. Mëngjesi do të jetë i freskët.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me ngritje të mëtutjeshme të lehta të temperaturave në krahasim me sot.

Edhe pasnesër dhe ditëve të ardhshme rajoni ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave stabile ajrore anticiklonike dhe masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore dhe si rezultat nuk pritet ndonjë ndryshim i motit./Meteoballkan

Related Posts