Nesër më ftohtë, me reshje lokale shiu. Në fundjavë më ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme:
16.05 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.
17.05 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë priten reshje lokale shiu me bubullima.
18.05-19.05 – Në fundjavë mot i ngrohtë. Të shtunën kryesisht me diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
20.05 – Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vranësirave, e pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 10C, ndërsa ato maksimale nesër do të zbresin deri në 13C, e në fundjavë do të rriten deri në 23C.
Do të fryj erë mesatare nga verilindja 3-5m/s, e në fundjavë nga jugu dhe perëndimi 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet nën vlera normale.