Moti me reshje shiu, diell dhe vranësira gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.

“Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira,” thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.

Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor, me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.

Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 5-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-7 m/s

E martë
Moti i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: Nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6 m/s

E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 0-3 °C
Temperaturat maksimale: 9-12 °C
Era: Kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s

E enjte
Moti me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale: -1 deri 2 °C
Temperaturat maksimale: 9-13 °C
Era: Nga juglindja, 1-4 m/s

E premte
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: -2 deri 0 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: E lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Klankosova.tv

The post Moti me reshje shiu, diell dhe vranësira gjatë javës së ardhshme appeared first on Klan Kosova.