E diela pritet të jetë nën ndikimin e një moti të vranët, të shoqëruar me reshje shiu herë pas here.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nuk pritet të kalojnë 14 gradë Celsius.
“Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C deri 10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.










