Moti i keq, ARRSH: Qarkullim me zinxhirë në disa akse të Korçës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot mbi situatën e akseve kryesore rrugore në vend pas përkeqësimit të kushteve të motit.
Konkretisht në Qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës janë ndërprenë, ndërsa temperaturat janë ulur deri në -11 gradë Celsius.
ARRSH njofton se kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi i mjeteve bëhet pjesërisht me zinxhir: Qafa e Qarrit-Korçë-Ersekë. Po ashtu me zinxhirë bëhet edhe kalimi në rrugën e Dardhës.
Ndërsa në veri të vendit qarkullohet pa probleme, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në kilometrat e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë./ATSH/