Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtuën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
“E diel. Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C deri 10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 11°C deri në 14°C.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim










