Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se dita e enjte do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone të vendit. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 10°C deri në 13°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim.
Sipas parashikimeve, ndryshimet në fushat barike dhe termike kanë ndikuar që dita e enjte të paraqitet me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar, por pa ndonjë devijim të theksuar në aspektin e temperaturave dhe reshjeve.











