Java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave deri në 6 gradë Celsius.
Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.
Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Të martën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
Ditën e mërkurë në disa zona pritet të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi.
Të enjten,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të jetë edhe të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
The post Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.