Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjshme dhe do të jetë një ditë pranverore. Minimalja pritet të zbresë deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimale pritet të rritet deri në 23 gradë celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjellë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore, por njëkohësisht shtim i vranësirave në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë.
Të Hënën destabilizim i fuqishëm i motit, fillimisht në Shqipëri me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Paraditja në Kosovë mund të jetë ende e ngrohtë dhe vende-vende me diell, ndërsa shtim i madh i vranësirave pritet të ketë pasdite apo eventualisht në mbrëmje kur pritet të fillojnë reshje shiu dhe mundësi edhe për rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Gjatë natës kalim i frontit të ftohtë me rrebeshe të dendura kalimtare në gjithë rajonin.
Nga e marta stabilizim gradual i motit./MeteoBallkan










