Mot i vranët sot

 

Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vranësirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja. 

Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten kushte të paqëndrueshme me mot të ndryshueshëm, sa me kalime vranësirash, intervale me diell, e orëve të pasdites me mundësi për zhvillime rrebeshesh shiu.

Temperaturat shënojnë rritje, prej 13C e 14C të dielën deri në 19C e 20C nga e hëna.

Minimalet zbresin deri në 5C e 6C.  Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s.