Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

 

Përgjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.