Mot i kthjellët dhe me diell po parashihet ditën e martë. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 28C e 30C, ndërsa ato minimale pësojnë një rënie më të theksuar deri në 10C e 14C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-6m/s
Mot stabil po parashihet gjatë javës në vend. Kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të pasdites përreth zonave malore mund të ketë zhvillime të vransirave lokale, që ditën e mërkurë mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat maksimale kryesisht luhaten ndërmjet 28C e 31 dhe 32C. Minimalet zbresin deri në 10C e 14C.
Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s, njofton Mendimi për Motin.