Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese mosvotimin në Kuvend nga deputetët e partive tjera.
Kusari-Lila në një deklaratë për media theksoi se janë duke i bërë përgatitjet finale në mënyrë që t’i drejtohet Gjykatës.
“Është e qartë se nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë. Ndërsa, synimi i tretë në fakt çka do të doja të thosha është se është më se e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale, tashmë për mospjesëmarrjen në votim nga deputetët e partitë deri tash opozitare”, tha ajo.
Deputetja e LVV-së theksoi tutje se ajo që është evidente e që mund të lexohet në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është se votimi në seancë është obligim.
“Ne po e përgatisim, gjegjësisht jemi duke i bërë përgatitjet finale që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitar për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo.
The post Mosvotimi në Kuvend nga deputetët e partive tjera, Kusari-Lila: Do ta dërgojmë në Kushtetuese appeared first on Kosovapost.net.