Reperi Gramos Krasniqi, “Mossi” dhe disa persona të tjerë raportohet se e kanë sulmuar fizikisht të hënën gazetarin e portalit Nacionale, Burim Pacollin.
Nacionale raporton se sulmi ndaj Pacollit ka ndodhur në Ulpianë te vendi i njohur si “Te rrethi i Interex-it”.
Në momentin e sulmit, gazetari raportohet se po kryente shërbime bankare në një bankomat (bankomat) ATM.










