Rep artisti Gramoz Krasniqi i njohur me nofkën “Mossi” është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, pas sulmit ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Përpos Krasniqit, Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë të përfshirë në sulmin ndaj gazetarit të Nacionales.
Pacolli ishte sulmuar të hënën nga Krasniqi për shkak të punës së tij. Përpos sulmit fizik, “Mossi” kishte vazhduar me kërcënime edhe në rrjete sociale.










