Imami nga Drenica, Osmani Musliu, ka shprehur zhgënjimin et tij për faktin se vajza e tij s’po arrin të punësohet në institucionet e shtetit. Ai ka akuzuar zyrtar brenda Ministrisë së Mbrojtjes se “ia kanë fshehur” dokumentacionet e saj kur ka aplikuar dhe ka paralajmëruar se do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.
Në një moment gjatë intervistës, imami nga Drenica ka thënë se “nuk e ka ndërmend të luftoj”, por ka shtuar se nuk përjashton asgjë, duke përmendur edhe vetëgjyqësinë dhe rastin e vrasjes së gjyqtarit në Tiranë.
Ai ka thënë se kur njeriu bllokohet “s’përjashtohet asgjë”.
“Unë, menden me luftu s’e kam, por nuk përjashtoj kurgjo. Se kur e vrajtën atë gjykatësin në Tiranë, shumë media qysh.. unë e di që është keq me vetëgjyësu, por kur bllokohet njeri s’përjashtohet kurgjo, bllokohet. E di që s’është vepër e mirë”, ka thënë ai në FRONTAL.
“Vajza jem mem thanë, cila është arsyeja bab me nejt në Kosovë. Një vajzë e tillë me thanë cila është arsyeja me nejt në Kosovë, e Prokurori me lujt me dinjitetin e familjes e vajzës time e me u end shlirë”, ka shtuar tutje Osman Musliu.









