Sirtarin e hapi në mes të muajit maj, e dosje në të u bënë me bollëk.
Madje, po del se Gjykata Kushtetuese shënoi një rekord me ankesat që pranoi për rastin e konstituimit të Kuvendit, nga 12 maji e tutje.
Pesë të tilla u dorëzuan gjithsej: katër nga partitë politike dhe një nga presidentja Vjosa Osmani – ndonëse kjo e fundit më vonë e tërhoqi tërësisht rastin.
Ankesa e AAK-së ishte e para që u dorëzua, ndërsa më pas edhe ato të PDK-së dhe LDK-së u trajtuan nga Gjykata.
Ankesa e fundit, e cila erdhi nga Lista Serbe, është ende në proces.
Po thuhet se ankesat e partive u bënë vetëm për përfitime politike. Madje, po vlerësohet se pikërisht këto raste shkaktuan probleme në funksionimin e institucionit kushtetues.
Megjithatë, paralajmërohet se mund të ketë edhe ankesa të tjera në të ardhmen.