Dje në Prishtinë, më konkretisht rrugës për Hajvali, ka ndodhur një mosmarrëveshje në komunikacion me ç’rast është thyer xhami i një autobusi.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar mirëpo në pamundësi për ta goditur viktimën, kanë goditur-thyer me shufër metalike xhamin e autobusit pronë e viktimës”.
“Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.