Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait të tij, Avokatja: Specialja s’ka dhënë sqarim e përgjigje konkrete

Fehmije Gashi-Bytyqi, e ftuar në Frontal në T7 ka folur për refuzimin e kërkesës nga ana e Gjykatës Speciale,  së ish-presidentit Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij Haxhi Thaçi, shkruan Gazeta Express.

Ajo fillimisht ka thënë se vdekja e Haxhi Thaçit, prindit të ish-presidentit Thaçi, i ka prekur të gjithë.

Sa i përket refuzimit të kërkesës, ajo ka thënë se ajo s’ka parë përgjigje konkrete nga ana e Speciales, dhe se ata nuk kanë dhënë sqarime.

‘‘Besoj që vdekja e Haxhi Thaçit i ka prek të gjithë, momentet kur çdo fëmijë e ka të domosdoshme të jap lamtumirën e fundit. Unë jashtë petkut të avokates, i përulem çdo ushtari të UÇK-së. Dhe jam gjithmonë mirënjohëse për këtë. Është varros me një madhështi që e ka meritu, por është brengë që djali i tij nuk ia ka dhënë lamtumirën.  Nuk e pash një përgjigje konkrete. Kanë mund të llogarisin se varrimi do të jetë shumë masiv. Nga ky ndijim vetë fakti, që presidenti Hashim Thaçi edhe të tjerët i ka inspiru që të votohet ky ligj, po konsideroj duke e ndje vetën të pastër. Mbetet enigmë brenda Gjykatës Speciale. Nuk po e di, nuk kanë dhanë sqarim. Përgjigja mbetet të Gjykata Speciale’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress