Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka shprehur keqardhje për, siç ka thënë, sjelljen penguese të disa anëtarëe të KQZ-së në refuzimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë.
“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, e cila thotë se përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse.











