“Mosçertifikimi” i Listes Serbe: Prattipati e ShBA-së i shkon në zyrë Osmanit, flasin për zgjedhjet

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, i ka shkuar në zyrë Presidentes Osmani. Para dy ditësh ambasada amerikane reagoi ashpër në lidhje me ‘lojërat’ e KQZ-së, për kinse mosçertifikim të Listës Serbe.

E plotë:

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, znj. Anu Prattipati.

Në takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull.

Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.