Jonathan Tah i jep këshilla Lennart Karl, talentit premtues të ofensivës së Bayern, i cili dje luajti titullar.
Performanca e tij nuk ishte mbresëlënëse, por mbrojtësi gjerman i jep zemër për në vazhdim.
“Ai nuk duhet të fillojë të mendojë shumë ose të përpiqet të ndryshojë shumë gjëra. Ai ka punuar shumë, ka qenë i guximshëm dhe nëse diçka shkoi keq kundër Hoffenheimit, nëse e humbi topin, atëherë nuk duhet ta lejojë që kjo ta dëmtojë psikologjikisht”.
“Karl duhet të vazhdojë siç ka bërë në javët dhe muajt e fundit dhe pastaj do të vazhdojë të përmirësohet. Kaq duhet në futboll”.
The post “Mos u mendo kaq shumë!” Jonathan Tah këshillon talentin premtues të Bayern appeared first on Telesport.










