Po vazhdon akoma dasma e Gjestit me Egli Takon në Big Brother VIP Albania 4.
Të ftuar kanë qenë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, e disa ish-konkurrentë të këtij formati.
Ata kanë kërcyer e janë argëtuar me njëri-tjetrin, ku performoi Remzie Osmani së bashku me të vëllanë, Nexhatin.


Valbona Mhilli në një moment i uroi Gjestit fitore dhe i tha që të mos kthehet pa kurorë.
Ajo duket se po mban akoma anën e këngëtarit pejan, përkundër raportit të ngushtë që kishte me Joz Markun.


Para se të dilte, gazetarja kishte rregulluar raportet me Gjestin dhe po shoqërohej vazhdimisht.
Finalja e madhe e këtij reality shou do të mbahet të shtunën (19 prill).