“Mos lësho pe” | Slogani i Kurtit që nuk kërkon besimin e popullit, por tregon frikën se është braktisur prej tij

“Mos lësho pe” është slogani i ri i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës. Por, më shumë sesa një thirrje mobilizuese, ky slogan është një pasqyrë e qartë e gjendjes së brendshme të pushtetit: frikë, pasiguri dhe ndjenjë humbjeje të kontrollit mbi elektoratin.

Në politikë, gjuha nuk zgjidhet rastësisht. Ajo reflekton psikologjinë e atij që e përdor. Dhe “Mos lësho pe” nuk është slogan fitimtari. Është slogan mbrojtjeje, slogan i një pushteti që ndihet i rrethuar dhe që u flet jo qytetarëve të bindur, por mbështetësve që po ikin, shkruan Demokracia.com.

Në fund, sloganet janë gjithmonë më të sinqerta sesa fjalimet. Ato nuk maskohen lehtë. Dhe slogani i zgjedhur nga Vetëvendosje flet qartë: frika e humbjes është reale, rënia e mbështetjes është e ndjerë dhe pushteti e di se 28 dhjetori nuk do të jetë referendum për fitore, por provë për mbijetesë politike.

“Mos lësho pe” nuk është thirrje e fuqisë. Është klithmë e pasigurisë.

Gjuha e frikës, jo e besimit

Historikisht, sloganet e fituesve flasin për vizion, ndryshim, shpresë, të ardhme. Ndërsa sloganet e pushteteve të pasigurta flasin për rezistencë, për “mos u dorëzo”, për “qëndro”, për “mos lësho” dhe pikërisht si Vetëvendosje “mos lësho pe”. Kjo është gjuha e frikës politike, jo e besimit në përkrahje popullore.

“Mos lësho pe” nënkupton se dikush po lëshon. Nënkupton se përkrahja nuk është më e natyrshme, por duhet mbajtur me apel emocional, pothuajse me lutje. Është një thirrje që nuk i drejtohet qytetarit të pavendosur, por militantit të lodhur, atij që po mendon të largohet.

Apel ndaj bazës, jo ndaj popullit

Slogani nuk synon zgjerim. Nuk synon bindje. Nuk synon as debat. Ai synon disiplinë. Është thirrje e brendshme, jo mesazh publik. Është sinjal alarmi për bazën: “Qëndroni, mos na braktisni”.

Në këtë kuptim, “Mos lësho pe” nuk është slogan i një partie që kërkon besimin e popullit, por i një pushteti që ka frikë nga verdikti i tij.

Frika që fshihet pas fjalëve

Në fund, sloganet janë gjithmonë më të sinqerta sesa fjalimet. Ato nuk maskohen lehtë. Dhe slogani i zgjedhur nga Vetëvendosje flet qartë: frika e humbjes është reale, rënia e mbështetjes është e ndjerë dhe pushteti e di se 28 dhjetori nuk do të jetë referendum për fitore, por provë për mbijetesë politike.

“Mos lësho pe” nuk është thirrje e fuqisë. Është klithmë e pasigurisë sw Albin Kurtit dhe Vetwvendosjes.

Pse po e braktis populli Kurtin: nga kriza e xhepit te kriza e aleancave

Braktisja e ngadaltë, por e qëndrueshme e elektoratit nuk vjen nga lodhja politike, por nga realiteti i përditshëm ekonomik dhe institucional që qytetarët po përjetojnë. Faturat e shtrenjta të energjisë, rritja e çmimeve bazë dhe një jetë gjithnjë e më e papërballueshme e kanë kthyer zhgënjimin në revoltë të heshtur. Kur qytetari nuk arrin të paguajë rrymën, slogani nuk ka më peshë.

Në vend të reflektimit, pushteti ka zgjedhur arrogancën. Diskursi përjashtues, mungesa e ndjeshmërisë sociale dhe trajtimi i kritikës si tradhti kanë krijuar hendek të thellë mes qeverisë dhe qytetarit të zakonshëm. Kur pushteti nuk dëgjon më, populli fillon të largohet.

Antikushtetutshmëri, paligjshmëri dhe izolim ndërkombëtar

Një tjetër arsye thelbësore e rënies së besimit është sjellja e përsëritur antikushtetuese e qeverisë. Vendime të rrëzuara, injorim i Gjykatës Kushtetuese dhe qasje selektive ndaj ligjit kanë cenuar themelet e shtetit të së drejtës. Për një popull që ka sakrifikuar për shtet, kjo është tradhti shtetërore.

Por ndoshta goditja më e rëndë ka ardhur në planin ndërkombëtar. Rrezikimi i marrëdhënieve me aleatët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prodhuar frikë reale për izolim politik dhe diplomatik të Kosovës.

Asnjë slogan nuk e mbulon faktin se Kosova është më e dobët pa mbështetjen e SHBA-së, dhe populli e di këtë. Edhe Albin Kurti e di se populli e ka të qartë se Kurti nuk është një aleat i denjë i Shteteve të Bashkuara. / Demokracia.com /