Florian Marku u rikthye sërish në Wembley për të zhvilluar një tjetër përballje. Këtë herë boksieri shqiptar mposhti Luiseton me vendimin e gjyqtarëve, ndërsa rezultati i përgjitshëm ishte 78-75. Sigurisht që pritshmëritë ishin më të mëdha dhe mendohej për KO, pasi rivali i fundit që Marku kishte mundur ishte edhe më i fortë se Luiseto, Maxim Prodan.
Megjithatë statistikat e Florianit po njohin rritje për fitoret dhe nuk e ka marrë ende humbjen e parë. Por në çfarë vendi gjendet në renditjen e përgjithshme?
Marku gjendet në vendin e 12. Ndërkohë boksieri që shqiptari e ka ftuar prej kohësh në duelim, Conor Ben, është i 7 në këtë renditje. /Sport Ekspres/