Morena Taraku dhuratat po i dërgon me zarf?!

E ftuar në dasmën madhështore të Çelik Lipes, Morena Taraku u shfaq me një fustan të kuq elegant që theksonte format e saj trupore mahnitëse. Si gjithmonë, prezenca e saj nuk kaloi pa u vënë re.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje këtë herë nuk ishte vetëm paraqitja glamuroze, por… një zarf i bardhë që këngëtarja mbante në dorë, krahas telefonit dhe sendeve personale.

A ishte dhurata brenda atij zarfi? Kjo mbetet mister, por rrjetet sociale tashmë kanë filluar me komentet dhe spekulimet, shkruan “Kosovarja”.