Morën djegie në fytyrë dhe në duar, tre të lënduarit nga shpërthimi në Mitrovicë dërgohen për në QKUK

Tre persona që u lënduan nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë tashmë janë nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zyrtarja për informim në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë “Sami Haxhibeqiri”, Nita Mustafa për Telegrafin ka thënë se të lënduarit kanë pasur djegie në fytyrë dhe në duar.

“Tre të lënduarit nga shpërthimi kanë pësuar djegie në fytyrë dhe në duar. Fillimisht u trajtuan në urgjencë, tani u nisën për në QKUK”, ka thënë Mustafa.

Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit do të trajtohen nga kirurgu plastik.

“Do të trajtohen nga kirurgu plastik në QKUK, në spitalin e Mitrovicës nuk ka kirurg plastik”, ka thënë ajo.

Tre të lënduar nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë që dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit