Moratti: Sot ka arbitra të dobët në Serie A, në të kaluarën ishin shoqatë kriminale

Massimo Moratti ndez pragndeshjen Inter-Napoli me deklarata të forta për “Napoli Network”. Ish-presidenti zikaltër analizoi kaosin e arbitrave në javën e fundit të Serie A, duke iu referuar Napoli-Verona dhe Lazio-Fiorentina, dhe bëri një dallim të qartë me skandalet e para 20 viteve: “Nuk ka analogji me të kaluarën (Calciopoli). Atëherë futbollin e drejtonte një shoqatë kriminelësh, sot ka arbitra jashtë forme dhe jo në nivel”.

Moratti kritikoi edhe përdorimin e VAR-it, duke kërkuar më shumë qartësi mbi hierarkitë vendimmarrëse dhe duke i quajtur “pak të qarta” episodet e para në “Maradona”.

Duke kaluar te fusha, Moratti e cilëson sfidën e “San Siros” si një nyje vendimtare për titullin: “Interi e meriton vendin e parë. Nëse fiton, avantazhi bëhet i madh, por Napoli i Contes ka bërë shumë mirë”.

Në fund, lavdëroi Aurelio De Laurentiis për menaxhimin: “Ka tejkaluar të tjerët me rritje të vazhdueshme. Të fitosh në Napoli nuk është e lehtë, është një sukses i madh”.

 

The post Moratti: Sot ka arbitra të dobët në Serie A, në të kaluarën ishin shoqatë kriminale appeared first on Telesport.