Moratti “skanon” Interin: Sa na mungon Lautaro! Bastoni bëri gabim të madh, por…

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti, komentoi situatën e Alessandro Bastoni, i cili po vërshëllehet në çdo stadium: “Absurde, sidomos sepse ata që e kontestojnë kanë në skuadër lojtarë që bëjnë simulime të mëdha, duke u përkulur për një kontakt minimal ose duke mbajtur fytyrën kur goditen në kraharor. Është një problem i zakonshëm, që shpresoj të zbutet me rregullat e reja”.

Megjithatë, simulimi i Bastonit ndaj Kalulu nuk ishte i duhuri: “Bastoni bëri një gabim të madh, edhe për festimin e tepërt, por gjithçka u amplifikua sepse ishte Inter-Juve. Sidomos kur drejtuesit e Juventusit bëjnë ato skena në fund dhe flasin për vdekjen e futbollit”.

Në fund, Moratti foli për ndikimin e mungesave të Lautaro Martínez, Hakan Çalhanoglu dhe Dumfries: “Ndihen shumë, sidomos mungesa e Lautaros. Jo vetëm për golat, por çdo top që prek në zonë e dërgon në portë. Kapiteni lidh mesfushën me sulmin, është i përulur, vrapon, i motivon të gjithë. Lider i domosdoshëm”.

The post Moratti “skanon” Interin: Sa na mungon Lautaro! Bastoni bëri gabim të madh, por… appeared first on Telesport.