Moratti për akuzat ndaj arbitrave italianë: Asgjë e krahasueshme me pisllëqet e “Calciopolit”

Ditë feste tek Interi pas titullit të 21-të kampion, i siguruar me fitoren 2-0 ndaj Parmës. Në fund të ndeshjes, presidenti Giuseppe Marotta theksoi qetësinë e klubit për hetimin ndaj arbitrimit italian.

Edhe ish-presidenti Massimo Moratti shprehu të njëjtin qëndrim: “Nuk mendoj se ka arsye për shqetësim, është përgënjeshtruar plotësisht përfshirja e Interit. Kur fiton je më i ekspozuar”. Ai shtoi gjithashtu: “Nga ajo që ka dalë, nuk ka asgjë të krahasueshme me pisllëqet e Calciopolit”.

Marotta, para ndeshjes me Torinon (2-2), kishte deklaruar në DAZN: “Jemi të habitur nga disa komente dhe lajme. Nuk kemi listë arbitrash të preferuar apo të padëshiruar. Jemi të qetë dhe të bindur për korrektësinë tonë”.

The post Moratti për akuzat ndaj arbitrave italianë: Asgjë e krahasueshme me pisllëqet e “Calciopolit” appeared first on Telesport.