Moratti “nxin” Inzaghin: U largua keq, një imitacion i dobët i Mourinhos. Do të kisha marrë Conten

Massimo Moratti ka qenë shumë kritik ndaj Simone Inzaghit. Ish-presidenti i Interit e sulmoi trajnerin piaçentin, i cili verën e kaluar u largua nga zikaltërit pas finales së Champions League të humbur, për t’iu bashkuar Al Hilal-it në Arabinë Saudite.

“Kur u largua Simone Inzaghi, që për mua u largua keq, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi, – deklaroi Moratti për “Radio Kiss Kiss”. – Ai imitoi Mourinhon keq, sepse Jose kishte fituar tripletën kur iku nga Interi”.

Moratti zbuloi edhe zgjedhjen e tij ideale për pankinën, pas Inzaghit: “Interin tim do t’ia kisha besuar Contes”. Megjithatë, ai vlerësoi punën e trajnerit aktual: “Zgjedhja e Chivu ishte inteligjente dhe e guximshme, sepse është shumë i aftë dhe ka gjetur ekuilibrin”.

Në fund, Moratti foli për individët: “Është kënaqësi të shohësh si lëviz Modrić. Te të rinjtë admiroj Nico Paz të Comos, ka cilësi të spikatura”.

The post Moratti “nxin” Inzaghin: U largua keq, një imitacion i dobët i Mourinhos. Do të kisha marrë Conten appeared first on Telesport.