Álvaro Morata ka folur sërish në mënyrë të koduar për eksperiencën e tij të vështirë dhe të shkurtër te Milani. Sulmuesi madrilen debutoi me Como ndaj Genoa, por pas ndeshjes u ndal në konferencë për mediat, duke iu përgjigjur pyetjes mbi sezonin e kaluar, kur luante për ekipin lombard.
Sezoni i tij ishte i ndarë mes Milanit dhe Galatasaray. Morata tha: “Si arrita te Como, pas një sezoni të vështirë? Nëse e quani të vështirë, duke fituar tri kupa…”
Ai sqaroi se nuk pati një vit të keq sportiv: “Nuk jam dakord. Sezonin e kaluar te Milani fitova në ‘Santiago Bernabéu’, në Champions, luajta ndeshje të mira dhe fituam Superkupën, duke mundur Juventusin e Interin. Nuk ishte një vit i keq. E vërteta është se u largova keq, por nuk mund të flas tani. Ndoshta do të flas për këtë kur të tërhiqem nga futbolli”.
The post Morata paralajmëron Milanin për largimin: Kur të dal në “pension”, do të flas hapur… appeared first on Telesport.