“Montimet kundër Thaçit”, publikohet incizimi nga Zeka: Faik Imeri dhe Halit Sahitaj janë takuar me Dimiqin dhe Radojçiqin pak javë para arrestimit të Thaçit

Milaim Zeka ka treguar sesi Faik Imeri krijoi një rrjet të dëshmitarëve të rremë për t’i përdorur kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale. Njëri nga ta ishte edhe Halit Sahitaj.

Milaim Zeka ka folur për një takim sekret në Cyrih, ku sipas tij është kërkuar ryshfet për të mbrojtur Milo Gjukanoviqin dhe për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit. Ai përmend përgjime, dokumente të fabrikuara dhe rolin kyç të Halit Sahitajt në këtë çështje.