Montella për Yildiz: Ka diçka nga Del Piero, pres të ardhme të shkëlqyer për të

Vincenzo Montella, trajneri i Turqisë, flet për përvojën e tij si seleksioner dhe rritjen e Kenan Yildiz, i cili është bërë lider te Juventusi dhe shtyllë e kombëtares: “Jam shumë i kënaqur. Kenan ishte pjesë e kombëtares që kur luante te Juventus Next Gen. Është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm dhe ende në fazë zhvillimi. Ai shoqëron talentin natyral me mentalitetin e duhur dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Për të pres një të ardhme të nivelit më të lartë në vitet që vijnë”.

Montella pranon se Yildiz ka disa ngjashmëri me Del Pieron: “Ka diçka të ngjashme, për shembull mënyra si godet portën; ka shënuar gola shumë të ngjashëm me ata të Alex. Sidoqoftë, në tiparet e përgjithshme janë të ndryshëm”.

Eksperienca me Turqinë po shkon shumë mirë, thotë Montella, që e ka parë këtë si një mundësi të madhe për t’u përditësuar dhe parë shumë kampionate, kryesisht në Europë, por edhe jashtë saj, për shembull në Arabinë Saudite. Turqia është një ekip konkurrues me shumë talente të rinj që po dalin, me perspektiva shumë premtuese. “Është një vend i madh, që po inovon, me bukuri historike dhe natyrore të jashtëzakonshme. Një vend shumë i bukur që unë pata kënaqësinë ta eksploroja dhe zbuloja”, – përfundoi Montella në intervistën për “Il Messaggero”.

 

The post Montella për Yildiz: Ka diçka nga Del Piero, pres të ardhme të shkëlqyer për të appeared first on Telesport.